FIFA ndryshon rregullat, si do të vlerësohet pozicioni jashtë loje, ky është vendimi i fundit
Një vit pas implementimit të një teknologjie tejet të zhvilluar në futboll e cila përfshiu offside gjysmë automatik dhe sistemin VAR, duket se FIFA kërkon të rikthehet tek tradicionalja.
Nuk dihet nëse është një dështim i atyre ta parave që solli një vendim të orëve të fundit, ku qeveria botërore e futbollit ka treguar se si do të vlerësohet një pozicion i parregullt në fushën e lojës.
Aktualisht është sistemi VAR ai i cili qartëson gjithcka, ku ka raste të shumta ku dora apo pjesë të tjera të trupit vendosin vlefshmërinë e një aksioni.
E thënë ndryshe, madje dhe një fije floku mund të çojë na anulimin e një goli, por duket se kjo mënyrë vlerësimi ka ardhur drejt fundit.
Një futbollist do të cilësohet në pozicion të parregullt vetëm në rastet kur trupi i tij është plotësisht më i avancuar se ai i mbrojtësit kundërshtar në rastet kur merr topin, duke u bërë pjesë aktive e aksionit.
Në rastet kur dora, këmba apo pjesë të tjera të trupit janë më të avancuara se kundërshtari, pozicioni do të cilësohet i rregullt, pra nuk do të vendoset më nga milimetrat. Ky është vendimi më i ri i marrë nga FIFA, e cila ka vendosur që ta implementojë fillimisht në Itali, Suedi e Holandë.
Në këtë pikë, duket se sistemi VAR do të vijojë të jetë pjesë e futbollit, por mënyra që do të interpretojë pozicionin e lojtarëve do të jetë totalisht ndryshe.