FIFA nis hetim ndaj Chelseat

28 janar 2019 | 20:48

Pas Barcelonës dhe Atletico Madrid, Chelseat rrezikon t’i bllokohet merkato. Motivi është gjithmonë i njëjti: federimi i disa futbollistëve minorenë. Lajmi është publikuar nga “The Guardian”.

FIFA, në fakt, është duke hetuar mbi shkeljen e rregullores në lidhje me blerjen e më shumë se 100 futbollistësh të ardhur nga jashtë kufijve të Britanisë së Madhe.

Gjithçka nisi vitin e shkuar, kur u sinjalizuan 25 raste lojtarësh të hetuar sezonin e shkuar. Pas një tjetër verifikimi, komisioni disiplinor i FIFA-s vendosi që të hetojë më në thellësi, duke analizuar më shumë vite dhe nga librat, të shfaqura nga Chelsea në komisionin disiplinor, janë evidentuar më shumë se 100 raste.

Sipas rregullores, klubet nuk mund të afrojnë lojtarë të huaj nën moshën 18-vjeç, me përjashtim të rasteve kur prindërit e tyre nuk kanë emigruar për motive jo të lidhura me futbollin ose kur vendi i lindjes së lojtarit është 50 km nga kufiri kombëtar (tjetër përjashtim lidhet me futbollistë mes moshës 16 dhe 18 vjeç që transferohen brenda Bashkimit Evropian). FIFA është duke përpunuar vendimin final, me rrezikun konkret për bllokun e merkatos, ashtu si është parë në të shkuarën.

Klubi ku stërvit Maurizio Sarri ka shpjeguar se ka bashkëpunuar me FIFA-n, në mënyrë të qartë, duke u mbrojtur dhe shpjeguar se shumë lojtarë që kanë përfunduar në këtë hetim janë pjesë e Akademisë ose janë në provë, pa firmosur kontratë. FIFA heton dhe lëviz, Chelsea dridhet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të…