FIFA përjashton Rubialesin nga çdo aktivitet futbollistik

30 tetor 2023 | 13:49

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të jgitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet.

46-vjeçari Rubiales, puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalene Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në muajin gusht.

Ai refuzoi të jepte dorëheqjen pas incidentit, por u ndalua përkohësisht nga FIFA. Të hënën, FIFA njoftoi se ai ishte pezulluar për tre vjet për shkelje të nenit 13 të kodit të tyre disiplinor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
59 kamionë me ndihma kanë mbërritur në anën egjiptiane të…