FIFA publikoi listën e 10 golave më të bukur në Botëror

21 dhjetor 2022 | 15:10

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar listën e 10 golave më të bukur në Botërorin e Katarit.

Përmes votimeve nga tifozët, FIFA do të zgjedhë fituesin e golit më të mirë.

Lista e golave më të mirë përfshin tre gola të shënuar nga brazilianët. Dy prej tyre janë të Richarlison dhe një nga Neymar.

Goli i Enzo Fernandez është i vetmi që përfaqëson kampionin e Argjentinës në këtë listë prestigjioze.

Lista përfshin:

Salem Al-Dawsari – Arabia Saudite për 2:1 kundër Argjentinës, Richarlison – Brazil 2:0 ndaj Serbisë, Cody Gakpo – Holanda për 1:0 ndaj Ekuadorit, Enzo Fernandez – Argjentinë për 2:0 ndaj Meksikës, Vincent Aboubakar – Kameruni për 2:3 ndaj Serbisë,  Luis Chavez – Meksika për 2:0 kundër Arabisë Saudite, Kylian Mbappe – Franca për 3:0 ndaj Polonisë,  Richarlison – Brazil 3:0 ndaj Koresë, Paik Seung-Ho – Koreja për 1:4 kundër Brazilit, Neymar Jr – Brazili për 1:0 ndaj Kroacisë.

 

Në këtë link mund ti shihni dhe të votoni për golat më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit amerikanë kanë prezantuar më 20 dhjetor një projektligj, ku…