FIFA rrit përkrahjen për federatat, 8 milionë euro më shumë për FFK-në
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka theksuar se FIFA do ta rrisë përkrahjen e saj për 211 federatat anëtare në katër vjetët e ardhshëm.
Infantino theksoi se përkrahja e FIFA-s do të rritet për 29 %, që do t’u sillte përfitime të shumta shumë federatave, përfshirë këtu edhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Si trup qeverisës global ne duhet ta luajmë rolin tonë për ta rritur nivelin e lojës në fushë për të gjithë anëtarët tanë. Ne do ta bëjmë këtë mbështetje për projektet zhvilluese, dorë për dore me gjashtë konfederatat dhe 211 anëtarët e FIFA-s. Në ciklin katërvjeçar do ta rritim investimin për 29 % në krahasim me periudhën paraprake. Kjo rritje e investimeve është rezultat i FIFA-s së re, që të jetë më efikase, mirë e qeverisur dhe e përshtatshme për qëllimet që i ka”, ka thënë Infantino.
Sipas mediumit italian “Tuttomercatoëeb”, 211 federatat që janë nën ombrellë të FIFA-s do t’i përfitojnë nga rreth 8 milionë euro më shumë në katër vjetët e ardhshëm. Federatat nacionale, përfshirë edhe FFK-në, marrin vazhdimisht përkrahje financiare nga FIFA dhe UEFA.