
FIFA shpall tre kandidaturat për trajnerin më të mirë të 2022
10 shkurt 2023
| 13:59
FIFA ka shpallur 3 finalistët e nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s për meshkuj.
Gara është shumë e fortë pasi mes kandidaturave është trajneri kampion i Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës, Carlo Ancelotti dhe trajneri që mori Kupën e Botës me Argjentinën, Lionel Scaloni.
Ndërsa treshen e plotëson Pep Guardiola i Manchester Cityt qw e rrëmbeu titullin e Premier Ligës.