FIFA shpërblen me miliona euro Cityn dhe Barçën

13 korrik 2023 | 14:08

Manchester City dhe Barcelona kryesojnë listën e klubeve që do të marrin kompensim nga FIFA, pas Botërorit 2022 në Katar. Secilit klub i detyrohet një tarifë kompensimi nga FIFA për përdorimin e lojtarëve të tyre në Kupën e Botës, e cila shkon në pak më pak se 10 mijë euro në ditë për lojtar.

Në total, FIFA shpërndau 142.7 milionë euro si kompensim për klubet në mbarë botën.

Skuadrat angleze morën kompensimin më të madh në vlerë prej 33.87 milionë euro, ndërsa Spanja ishte e dyta me një total prej 21.74 milionë eurosh për skuadrat spanjolle. Manchester City mori më shumë se kushdo tjetër, duke marrë në shtëpi 4.13 milionë euro, pak përpara Barcelonës me 4.08 milionë euro. Bayern Munchen vjen në vendin e tretë me një pagesë prej 3.88 milionë euro ndërsa Real Madrid zë vendin e katërt me 3.43 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka…