FIFA u kërkon lojtarëve të vaksinohen
FIFA është duke tentuar t’i bindë futbollistët që të vaksinohen nëse duan të marrin pjesë në kampionatin botëror “Katari 2022”.
Deri më tani është raportuar se një numër i madh i futbollistëve, duke përfshirë këtu pesë lojtarë të Anglisë, nuk janë vaksinuar ende dhe po refuzojnë një gjë të tillë.
FIFA është në bisedime me autoritetet e Katarit për heqjen e kërkesave të detyrueshme të vaksinimit për Kampionatin Botëror. Por organizatorët e Kupës së Botës në Katar dhe Qeveria e Katarit nuk iu përgjigjën një kërkese të tillë.
Kryeministri i Katarit, Abdulaziz al Thani, njoftoi në qershor se do të kërkonte që çdo tifoz që dëshiron të jetë në Katar duhet të jetë i vaksinuar.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror po tenton të bindë lojtarët që do të jenë pjesë e Kupës së Botës se duhet të vaksinohen.