FIFA zbulon golin e Kupës së Botës (video)
Kupa e Botës në Rusi ka kënaqur tifozët me 169 gola në 64 ndeshje – dhe shikuesit rreth e qark botës kanë zgjedhur golin e Benjamin Pavard si më të bukurin e turneut.
Gjatë një votimi online, mbi tre milionë përdorues kanë dhënë votën e tyre, dhe goli fantastik i Pavard me të jashtme nga distanca ndaj Argjentinës është votuar si “Hyundai Goal of the Tournament”.
Goli i përzgjedhur nga përdoruesit e FIFA.com ishte ai i barazimit ndaj Argjentinës në 1/8-at e Botërorit. Franca eventualisht e ka fituar 4-3 ndeshjen në Kazan ndaj Messit me shokë, raporton “Telesport”.
Goli i Pavard mposhti konkurrencën e fortë të rrjetës së Quintero-s nga encja në ndeshjen e Kolumbisë ndaj Japonisë. Pavard bëhet evropiani i parë që fiton Golin e Turneut që prej krijimit më 2006.
Pavard goal was even more beautiful!
Pavard team france!
https://t.co/45UK3KWVqO— New York City is the Greatest and Beautiful (@AlfidioValera) July 16, 2018