FIFA zhbllokon merkaton e Tiranës
Fillimisht ishte raportuar se Tirana ka probleme me merkaton këtë vit, pasi që FIFA ia ka ndaluar regjistrimin e lojtarëve të rinj për këtë sezon. Megjithatë, gjërat tani kanë marrë një drejtim tjetër.
Kështu ka njoftuar klubi i Tiranës, ku kanë thënë se është zgjidhur përfundimisht çështja e bllokimit të merkatos.
Në një komunikatë për shtyp ata tregojnë se pas disa orësh të gjata komunikimi me zyrtarët e FIFA-s, iu është bërë e ditur që pikërisht në ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. “KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, thuhet në njoftimin e Tiranës.