Fifi dhe Graniti nisin një lidhje sekrete pas daljes nga shtëpia?
19 dhjetor 2021
| 16:16
Marrëdhënia e dy ish-konkurrentëve nga Kosova, këngëtares Filloreta Raçi – “Fifi” dhe ish-futbollistit, Granit Cana ishte ndër më të komentuarat në shtëpinë e famshme në Shqipëri.
Fifi shprehu një pëlqim për ish-futbollistin, por që dyshja vendosën të jenë miq. Ndërsa, pas daljes nga shtëpia, këngëtarja mohoi ta quante ndjenë apo dashuri të vërtetë atë që përjetoi me Granitin.
Por, në një festë së fundmi, dyshja u panë pranë njëri tjetrit, teksa publikuan edhe fotografi e video të cilat u bënë virale nëpër rrjete sociale.
Ndërsa, “Panorama Plus” shkruan se miqt të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar se ata kanë nisur një lidhje romantike dhe për më tepër kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.