Fifi e “kall” atmosferën, dasëm në Big Brother
26 tetor 2021
| 11:46
Mbrëmë Big Brother ua ka mundësuar banorëve që të organizojnë një dasmë tradicionale.
“Vëllai i Madh” kishte dërguar një zarf të bardhë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për t’u treguar se mund të bëjnë një dasmë të Shqipërisë së veriut.
Banorët me këtë rast kishin ndarë rolet dhe në atë të nuses e dhëndrit ishin modelja Beniada Nishani dhe këngëtari Ardit Çuni.
Nën interpretimin e Fifit dhe Sabianit, u krijua një atmosferë e mrekullueshme brenda shtëpisë.