Fifi revoltohet keq me mesazhet që i vijnë në rrjetet sociale “Ke shtuar peshë sërish”

17 gusht 2021 | 11:35

Fifi është komentuar gjatë pasi vitin që shkoi humbi shumë kilogramë dhe si duket kjo gjë vazhdon të ketë interes për fansat e saj. Kështu, artistja hoqi plot 15 kilogramë, duke bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Së fundmi, ajo u ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj në Instastory duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë.

Por mesa duket, nuk kanë munguar as ata që i kanë komentuar linjat e saj trupore duke i shkruar se ka shtuar peshë sërish.

“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, i ka shkruar një ndjekëse.

Ky lloj mesazhi e ka revoltuar artisten, e cila është lodhur nga këto komente.

“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, i është përgjigjur Fifi.

Para disa ditësh, artistja publikoi foto të saj me bikini dhe theksoi se e do trupin ashtu siç është dhe nuk ngurroi të jepte një përgjigje publike për të gjithë ata që i shkruajnë me llogari false.

“Qe edhe njo per juve Instagramat Fake qe m’doni shume, me percjellni konstant e s’doni me ma shpreh dashnine me emer per mos me m’u rrit mendja ”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes…