Fifi zbulon 3 arsyet pse zihet me të dashurin
01 dhjetor 2020
| 11:47
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e dashur për publikun Fifi, ka qenë e ftuar në emisionin “N’drrimi i natës”, ku ka zbuluar detajeve mbi jetën e saj personale dhe profesionale.
E gjendur përball lojës “Haje ose thuaje”, Fifit i është kërkuar të listojë tre gjërat e fundit për të cilat është zënë me të dashurin.
“Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet. Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin”, tha këngëtarja.
Ndërkohë kujtojmë se i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, pak javë më parë Fifi tha në një intervistë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehej.