
Figo: PSG-ja është favorit në Ligën e Kampionëve
24 prill 2025
| 15:34
Legjenda e futbollit portugez dhe e Real Madridit, Luis Figo u shpreh se Paris Saint-Germain është favorit në Ligën e Kampionëve.
“Gjysmëfinalja PSG-Arsenal? Për mua, Paris Saint-Germain është favorit. Janë në një seri të rregullt rezultatesh dhe fizikisht janë në formë shumë të mirë. Por është e vështirë të bësh parashikime, nuk më pëlqen të them me siguri kush do ta fitojë. Barcelona-Iner- Janë dy skuadra me stile të ndryshme. Por Interi nuk është thjesht një ekip mbrojtës, kush mendon kështu, gabon. Janë një skuadër shumë solide në mbrojtje – kanë pësuar shumë pak gola në Ligën e Kampionëve – por kanë edhe lojtarë që bëjnë diferencën. Prandaj duhet bërë një analizë më e plotë, jo thjesht t’i quajmë ekip mbrojtës”, ka thënë Figo.