Figo: Ramosi e meriton ‘Topin e Artë’

28 mars 2019 | 16:11

Luka Modriq e fitoi “Topin e Artë” për vitin 2018 pasi e ndihmoi Kroacinë drejt arritjes në finale të Kupën e Botës, por Luis Figo beson se Sergio Ramos gjithashtu meriton të fitojë çmimin e lartë individual.

Kapiteni i Real Madridit fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve radhazi, por pati një fushatë zhgënjyese me Spanjën në Kupën e Botës në Rusi. “Është e qartë se Sergio Ramos meriton të fitojë ‘Topin e Artë’”, ka thënë Figo në një intervistë për gazetën “Marca”.

“Duke qenë një mbrojtës është pothuajse si të jesh portier, është shumë më e vështirë për të fituar çmimin, por Cannavaro e ka arritur atë. Kjo varet nga momentet dhe trofetë brenda vitit, por vetëm për cilësinë, është e qartë se Ramos duhet ta fitojë”, ka shtuar Figo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për momentin është thjesht një ide, por shkëmbimi mes Toni…