Figo tregon pse e la Barcelonën për Realin

03 maj 2020 | 14:43

Luis Figo bisedoi me Instagram me Fabio Cannavaro, me të cilin ndau kujtimet kur të dy ishin pjesë e Real Madridit. Ai gjithashtu shpjegoi arsyen pse u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar “Los Blancos”, një lëvizje që nuk u fal asnjëherë nga tifozët blaugrana.

“Ishte një vendim i rëndësishëm dhe i vështirë, sepse u largova nga një qytet që më dha shumë e ku ndihesha mirë. Por kur nuk ndien mirënjohjen për atë që keni dhënë, nëse të vjen një propozim nga një klub tjetër, sigurisht që e merr në konsideratë”, ka thënë Figo.

“Në karrierën time kam luajtur me futbollistë të shkëlqyeshëm. Ronaldo, Zidane, Rivaldo, Stoichkov, Guardiola, Hierro, Veron… dhe me atë, i cili ishte gjithmonë i përgatitur për të shënuar, Raul. Nëse flisni për Ronaldon, të vijnë në mendje karakteristikat e tij, shpejtësia dhe fuqia, por për Raul është e vështirë të zgjedhësh një karakteristikë, ai kishte pak nga të gjitha. Shënonte gjithmonë dhe bënte diferencën”, u shpreh Figo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta…