Figura e Idriz Seferit do të gdhendet në shkëmb
27 prill 2018
| 17:38
Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka mbështetur iniciativën për gdhendjen në shkëmb të figurës së heroit kombëtar, Idriz Seferi.
Gdhendja e figurës së heroit Seferi do të bëhet tek Gryka e Kaçanikut. Para asamblistëve të Kaçanikut, në emër të Fondacionit “Idriz Seferi” për jetësimin e këtij projekti ka folur profesori universitar, Sabri Kadriu.
Pas sqarimeve të nevojshme, asamblistët e të gjitha partive kanë mbështetur këtë iniciativë në mënyrë unanime.