Fikën dritat në Kullën Eifel në nderim të viktimave të tërmetit në Marok
10 shtator 2023
| 08:19
Dritat e Kullës Eifel janë fikur mbrëmë në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut.
Të paktën 2 000 persona kanë vdekur dhe mbi 2000 të tjerë janë lënduar. Monumenti francez në Paris ka vendosur t’i fikë dritat në orën 21:00.
Më shumë se 300 000 njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi vendin, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Organizata gjithashtu bëri me dije se po “monitoron nga afër situatën” dhe se po dërgon një ekip mbështetje për partnerët e saj në Marok.