Fiknete Bejta: AAK-së me alternativë 100% po i bashkohen dhe po i besojnë të gjithë
22 shtator 2019
| 10:39
Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Fiknete Bejta vazhdon të jetë shumë active në fushatën parazgjedhore.
Ajo sot ka takuar banorët e fshatit Makoc të Prishtinës.
“Frymë fitoreje gjithandej! Njëjtë ishte edhe në Makoc të Prishtinës, ku bashkë me kolegun Frashër Krasniqi, u pritëm dhë bashkëbiseduam me qytetarët e kësaj ane”, ka shkruar ajo.
Sipas Bejtës, alternativës 100% po i bashkohen dhe po i besojnë të gjithë.
“… sepse Kryeministri Haradinaj ka dëshmuar për 18 muaj qeverisje, se është lider i guximshëm, i dijshëm dhe shumë i përkushtuar për të mirën e shtetit dhe të gjithë qytetarëve”, ka thënë Bejta.
Bejta në listën zgjedhore të AAK-së mban numrin 54.