Fiknete Bejta kërkon mbështetje më të madhe për vajzat e Kosovës
Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta, e cila ka numrin 54 në këtë listë, ka takuar shumë vajza nga të gjitha anët e Kosovës dhe u ka premtuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës nëse fiton besimin e qytetarëve të saj. Gjatë këtij takim atë e ka nderuar me pjesëmarrje edhe biznesmeni dhe ish-deputeti Gani Dreshaj i cili, po ashtu, garon në të njëjtën listë për deputetë.
Postimi i plotë i Fiknete Bejtës:
E lumtur që gëzoj përkrahjen e shumë vajzave të reja, nga qytete të ndryshme të Kosovës. Si femër me ambicie politike premtoj se do të jem gjithmonë zëri i tyre përfaqësues. Vajzat e Kosovës po dëshmohen kudo me suksese, andaj duhet t’i shtyjmë drejt arenave të përfaqësimit. Më nderoi sot prania e deputetit Gani Dreshaj, të cili nuk i ka munguar asnjëherë vullneti për t’i përkrahur të rinjtë.
Numri im është 54 në listën që udhëhiqet nga kryeministri.
#Haradinaj1
#FikneteBejta54
#KoalicioniAAKPSD