Fikret Shatri realizoi rrugëtimin sfidues nga Prishtina në Tiranë
02 janar 2021
| 18:24
I stërlodhur dhe me lot gëzimi dhe tejet krenar në shpirt, atleti Fikret Shatri ka realizuar rrugëtimin sfidues nga Prishtina për në Tiranë.
45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i përfundoi duke ecur. Shatri arriti rreth orës 15:30 te sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim.
Ai ishte nisur më 2 korrik në orën 18:00 nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Motoja e tij ishte: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.
(Epoka e re)