“Fiksim i çmimeve”, “ndarje e tregut sipas zonave”: AKRK publikon konkluzionin e hetimeve ndaj operatorëve Artmotion, Kujtesa, Telkos dhe ISP Broadcast

14 gusht 2024 | 13:26

Mbi dyshimet e bazuara për fiksim të çmimeve përmes marrëveshjeve të ndaluara/skemave kartel, ndarje të tregut sipas zonave gjeografike dhe shtrembërim të konkurrencës së lirë në treg, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar këto ditë hetime të thella ndaj katër operatorëve ekonomikë në sektorin e telekomunikacioneve, duke publikuar me këtë rast edhe konkluzionin për fillimin e hetimeve.

Konkluzioni për hetim të thelluar përfshin kompanitë: Artmotion sh.p.k; Kujtesa Net sh.p.k; Telkos l.l.c; dhe ISP Broadcast sh.p.k. shkruan Monitor.

Gjatë shqyrtimit paraprak të këtij rasti, sipas AKRK-së, janë grumbulluar dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se këto kompani kanë krijuar një sistem për të fiksuar çmimet, për të ndarë tregun dhe për të kufizuar opsionet e disponueshme për konsumatorët.

Këto veprime, sipas AKRK-së, jo vetëm që rrisin çmimet për konsumatorët, por gjithashtu krijojnë edhe një mjedis të padrejtë për bizneset e tjera që operojnë në të njëjtin sektor, duke zvogëluar konkurrencën dhe duke shtrembëruar tregun.

“Ky hetim synon të sigurojë se çdo veprim i tillë që dëmton konkurrencën do të trajtohet sipas ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e AKRK-së.

Në konkluzionin e publikuar sot, thuhet se këto kompani në bazë të sjelljes në tregun përkatës, dyshohet se kanë bashkërenduar aktivitetet e tyre, kanë penguar dhe kufizuar konkurrencën e lirë, duke fiksuar edhe çmimet edhe burimet e furnizimit.

Më poshtë, mund t’i gjeni vendimin dhe konkluzionin e publikuar nga AKRK-ja:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin…