Fiksioni letrar në dramën “Katër epoletat”

23 shkurt 2022 | 16:19

Prof. As. Dr. Seadet Beqiri

Në vitet e 60’ta të shekullit të kaluar, fillon të ndihet nevoja e definimit më të saktë të dallimi në mes të fiksionit letrarë dhe fiksionit si zhanër.

Në thelb, një tregim me shumë imagjinatë dhe fantazi i cili të largon nga realiteti dhe argëtimi janë arsyet kryesore përse pëlqehet zhanri fiksion, derisa fiksioni letrar përmban në vete elemente të cilat ndërtojnë ndjesi më të thellë emocionale.

Në këtë studim analizohen elementet si: situatat, personazhet apo karakteret si dhe tregimi i cili është karakteristik dhe e bën të veçantë këtë formë apo drejtim krijues. Paraqitja e situatave me momente të fiksionit si dhe ikja nga realiteti jetësor i personazheve me anë të fantazisë, janë pjesë përbërëse dhe elementare e këtij zhanri letrar.

rrafshin letrarë ku ndeshen këto dy pasqyrime bota e vogël fiktive e personazheve të krijuara hap horizonte të reja të kuptimit të realitetit. Shpesh herë bota imagjinare dhe elementet e fiksionit janë më të vërteta se vet realiteti faktik. Drama “Katër epoletat” dëshmon se fiksioni i prezantuar nga imagjinata e një krijuesi në të vërtetë paraqet një gjendje e cila në një vend apo kohë tjetër bëhet realitet.

“Katër epoletat”, drama që,  në mënyrë profetike, u paraprinë ngjarjeve të cilat pasuan disa vite më pas

Në letërsi, si një standard i definimit të zhanrit të fiksionitletrar, llogariten veprat ku personazhet të cilët i përkasin jetës realegjenden në një situatë ireale. vitet e 60’ ta fillon të ndihet nevoja e definimit më të saktë të dallimi në mes të fiksionit letrarë dhe fiksionit si zhanër. Në thelb, një tregim me shumë imagjinatë dhe fantazi i cili të largon nga realiteti dhe argëtimi janë arsyet kryesore përse pëlqehet zhanri fiksion, derisa fiksioni letrar përmban në vete elemente të cilat ndërtojnë ndjesi më të thellë emocionale.

Fiksioni letrar është më “kërkues” nga lexuesi në raport me zhanret tjera dhe synon nivel të caktuar intelektual dhe elitar. Disa nga përfaqësuesit e këtij zhanri janë: George Orwell me “1984”, Scott Fitzgerald me “Great Getsby”, Servantesi me “Don Kishotin e kështu me radhë.

Në këtë studim analizohen elementet si: situatat, personazhet apo karakteret si dhe tregimi i cili është karakteristik dhe e bën të veçantë këtë formë apo drejtim krijues. Paraqitja e situatave me momente të fiksionit si dhe ikja nga realiteti jetësor i personazheve me anë të fantazisë, janë pjesë përbërëse dhe elementare e këtij zhanri letrar. Historiani dhe studiuesi i njohur i letërsisë angleze Ben Pimlott, në parathënien e librit “1984” të George Orwell – itshkruan: “Libri nuk është profeci, megjithëse përmban një lloj paralajmërimi, ky roman nuk trajton ngjarjet e të tashmes, ai është një libër rreth të tashmes së vazhduar: ritrajtim i gjendjes njerëzore. Gjëja më e rëndësishme është afrimi në vëmendjen tonë i shumë gjërave që zakonisht i anashkalojmë”. Ky mendim përshtatet me saktësi me elementet të cilat i gjejmë edhe dramën “Katër epoletat” të dramaturgut Haqif Mulliqi. Kjo drae botuar në vitin 1993, shtjellon temën e luftës dhe pasojat e saj dhe lirisht mund të themi se në mënyrë profetike u paraprinë ngjarjeve dhe sfidave shpirtërore të cilat pasuan disa vite më pas.

Drama “Katër epoletat“  si formë e shkrimit, brenda vetes përmban mendimet të cilat i shprehin personazhet, e në lexim të parë, na duket se përdorin një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme.Pikërisht kjo thjeshtësi, si mënyrë e komunikimit me lexuesin (në këtë rast edhe shikuesin), fshehë në vete domethënien e vërtetë dhe të thellë të mendimit të cilin dëshiron ta paraqes autori.

Kjo vepër u inskenua disa herë dhe në disa variacione duke filluar nga regjisori gjerman Holger Zibler i cili e inskenoi dramën në dy teatro, në atë të Gjakovës si dhe në teatrin e Dortmundit, pastaj Orhan Kerkezi, regjisori nga Shqipëria, Milto Kutali e deri tek vetë autori i tekstit, Haqif Mulliqi. “Katër epoletat” cilësohet nga shikuesit dhe lexuesit si një dramë e veçantë me vlera të mëdha në dramaturgjinë kombëtare. Edhe pse për këtë vepër është shkruar mjaft nga shumë studiues teorik të teatrit, bazuar në formën eshkrimit, stilin, strukturën dhe personazhet, në këtë studim jam munduar të argumentoj vendosjen e saj në mesin e krijimeve të fiksionit letrar, me tiparet e veprave të krijuesve të njohur botëror.

“Katër epoletat” – jeta mes reales dhe fantazisëTema dhe mendimet

Problemet me të cilat ballafaqohen karakteret apo personazhet e kësaj drame janë nga ato më sfidueset. Drama “Katër epoletat” është e mbushur me shenja dhe simbole, të cilat e plotësojnë dhe i japin situatave dramatike thellësi dhe domethënie. Ato janë në të shumtën e rasteve elemente të cilat kufizohem me fiksionin dhe fantazinë e që në të njëjtën kohë e shprehin botën e brendshme dhe imagjinatën e thellëdy gjeneralëve: Alfadorit dhe Betadorit. Drama fjalëparaqet një realitet pak më ndryshe, me një dozë absurdi, ankthi dhe halucinacioni, gjendje të cilën e krijon drama e fiksionit letrarë e cila shpesh herë edhe strukturalisht është më komplekse se sa zhanret tjera. Kjo formë e shkrimit të dramës, në të shumtën e rasteve, ofron përgjigje të pakta në pyetjet e lexuesit, ajo, gati gjithmonë i rishikon dhe i paraqet bindjet dhe vështrimet mbi njeriun dhe qenien e tij.

Fabula te “Katër epoletat” i kategorizuar si fiksion letrar,paraqet një tendencë që të jetë i shtyrë, i drejtuar dhe i krijuar me anë të karaktereve apo personazheve. Pyetjet të cilat na dalin nga ky lloj i veprave letrare shpesh herë janë pyetje ekzistenciale, si ajo: “Kush jam?”, “udhëheqja dhe tipi ideal i udhëheqësisë të një shoqërie”, “Çfarë është jeta ideale”, “Ku mund ta gjejmë utopinë?”Ndërsa, personazhet përpiqen të japin përgjigje për probleme esenciale të lidhura me jetën dhe përditshmërinë e saj.

Tema të tilla i lejojnë autorit që të përdorë elemente të jetës së përditshme të cilat janë tabu, për të cilat nuk flitet me zë dhe në opinion. Ato janë, shpesh herë, shumë intime të brendshme dhe personale. Bindjet e ndryshme, të cilat në jetën e përditshme janë shumë të ngurta dhe statike, këtu vijnë në shprehje duke ia rikujtuar lexuesit se asnjë mendim dhe veprim, asgjë nuk është e pamundur!Këto tema të fiksionit letrarë lëvizin dhe shndërrohen nga një trajtë në tjetrën, me qëllim për ta shfytyruar tabu-n, duke i dhënë karakteristikën e përditshmërisë dhe qasjen krejtësisht normale ndaj saj. E kjo ndodhë pikërisht në dramën “Katër epoletat”.

Përdorimi i forcës shtypëse të sunduesit dhe pushteti i cili mban në dorë fatin e dy personazheve i sjell dy gjeneralët në një gjendje deliriumi ku gërshetohen të qenat dhe të paqenat brenda realitetit dhe iluzionit. Të ulur në një pjesë të murit të mbetur nga një ndërtesë e dikurshme dy gjeneralë kundërshtarë të mbijetuar nga lufta e rikrijojnë gjendjen e tmerrit brenda skenës ku veprojnë. Këto dy personazhe kryesore në momente të caktuara duken sikur reflektim injërit në pasqyrë por megjithatë shfaqin dy mendime diametralisht të kundërta. Hapësira në të cilën gjinden janë gërmadha trishtuese si pasojë e luftës shkatërruese, skenë që paraqet momentin e fundit çdo gjëje për dy gjeneralë. Dialogët e zhvilluara në mes Alfadorit dhe Betadorit krijojnë njëtrajtësi e cila e ngrit tensionin e pritjes, lëvizjet e tyre në shikim të parë duken të pakuptimta, ata mundohen të gjejnë kuptim në një gjendje në mes të jetës dhe vdekjes.

Vegla të një sistemi të kalbur shkëmbejnë gjërat nëpër të cilat u detyruan të kalonin dhe ato të pandodhurat të cilat dëshironin ti kishin bërë. Jeta e tyre nëpërmjet këtyre të thënave të shkëputura dhe të fragmentuara e fuqizojnë ndjenjën e surealitetit dhe fantazia e krijuar nga kjo gjendje e dy gjeneralëve në një vend të shkatërruarnga lufta, krijon ndjesinë e trishtimit. Me akuzime të ndërsjella të dy taborëver të cilët kanë luftuar, akuza dhe veprime pakuptimta të cilat i sjell lufta, dy gjeneralët e Mulliqit e kuptojnë se ishin thjeshtë viktima të një sistemi i cili i shfrytëzoi deri në maksimum duke i lënë në fund në rrënoja.

BETADORI: U mundësonim jetë luksoze gënjeshtarëve të cilët me udhëzime të etërve të revolucionit dhe ideologjive të tij…bënim përdhunimin e idealeve të veta të shenjta.

Izolimi i dy gjeneralëve të luftës në një qyteti të pangjyrë u shkakton dëshpërim, rrjedhojë e të cilit shfaqen mendimet iracionale dhe të shthurura, në momente të caktuara ata e dëshirojnë vdekjen e cila do të ishte shpëtim dhe çlirim për shpirtin e tyre të përndjekur nga mëkatet dhe të bërat të cilat as vetë nuk mund ti japin kuptim. E megjithatë shpirtngushtësia e tyre e adhuron luftën, e adhuron gjendjen dhe pasojat të cilën i shkaktoi lufta, edhe pse viktima të saj të mbetur në gërmadha të cilat janë shndërruar në varr të tyre ata ende vazhdojnë ta përkrahin. Në të këtë katrahurë një produkt i mendjes së tyre halucinative apo ndoshta edhe reale aq sa janë edhe Alfadori dhe Betadori, paraqitet një personazh i verbër i quajtur Grajet. Grajeti vjen në skenë duke kërkuar kroin i cili me ujin e tijshëron të gjitha sëmundjet.

GRAJETI: … Memecëve ua kthen të folurit, të shurdhërve të dëgjuarit, të verbërve ua kthen të pamurit.

Grajeti apo vdekja!?

Dy gjeneralë, armiq të përbetuar e gjejnë një pikë të përbashkët ku të dytë pajtohen se Grajeti nuk është spiun, siç kishin menduar fillimisht, por ai është vetë vdekja. Vdekja që të dy e kanë preokupim dhe obsesion i cili shkon deri në atë masë kur Betadori dëshiron ti japë fund ankthit duke e vënë litarin rreth qafës së vet. Alfadori dhe Betadori dëshirojnë t’i ikin rrethit vicioz, ferrit të botëstë cilin e kanë krijuar vet, por kot, vdekjes nuk mund t’i ikin. Edhe Kamyja për situata të tilla, për vdekjen thotë: Unë shoh që shumë njerëz vdesin pasi ata gjykojnë se jeta nuk ia vlen të jetohet. Paradoksi është se shoh edhe të tjerë të cilët vriten për ide apo iluzione që u jep arsye për të jetuar. Do të thotë se “ajo që është arsye për të jetuar është po ashtu edhe arsye për të vdekur”, prandaj konkludojë se rëndësia e jetës është përgjigjja që duhet gjetur urgjent

Fundi i dramës sjell rilindjen, procesin e zhvillimit të rrjedhave të jetës, një fillim i ri. Fakti që djali i vogël i cili paraqitet në skenë lakuriq duke e kafshuar mollën e zgjatur nga vajza moshatare simbolizon mashtrimin, fillimi i një bote të re, që nga ky kafshim i mollës e ka paracaktuar fatumin e njerëzimit, ajo shkon deri teshkatërrimi i pashmangshëm i botës, por, bota sërish do rilind.

Ndjesia dhe stili i shkrimit

Loja e fjalëve dhe ikja nga shprehjet tradicionale si dhe struktura e thjeshtësuar e ndërtimit të fjalive, janë disa nga karakteristika të kësaj drame. Struktura tekstuale e saj ku zhvillohendialogët krijojnë ndjesi të gjendjes sureale, pakufishmëri kozmike, për ta kthyer sërish lexuesin në realitet të mundimshëm të një lufte shkatërruese. Tekst i mbushur me metafora dhe shenja, sjell figura të cilat e plotësojnë nëntekstin e dramës duke i dhënë shtresim dhe thellësi. Vetë autori, H. Mulliqi e shpalosë mendimin dhe shtytjen e brendshme gjatë krijimit të veprës: Katër epoletat’ është arritur përmes një sinteze të asaj që njihet si dramë e absurdit, e groteskutdhe aty këtu edhe e natyralizmit, veçanërisht në rrafshin e shumë – domethënshmërisë semantike që ka, me ç’rast, ky tekst dramatik nuk është, vetëm një dramë absurdi, por mbi të gjitha është një metaforë e sistemit politik totalitar, një dramë psikologjike dhe me sentenca të fuqishme filozofike.

Personazhi si shtyllë e fiksionit letrar

Në këtë dramë, përmes dy gjeneralëve Alfadorit dhe Betadorit, autori pasqyron paradoksin e një lufte pa fitues. Të gjendur në gërmadhat e një qyteti imagjinar e të shkatërruar, në kërkim të zërit të arsyes, e shohin vdekjen e tyre si të vetmin shpëtim.Ekzistencializmi i thellë i cili buron nga teksti në mënyrë filozofike mbi jetën dhe botën na paraqitet nëpërmjet mendimeve të Alfadorit dhe Betadorit. Vetë ekzistenca e këtyre dy gjeneralëve na paraqitet si jetë e njeriut e mbushur me shqetësime dhe preokupime të cilat na dalin të jenë realitet i vetëm qenësor. Jeta e dy personazheve është e mbushur me të papritura, pasiguri, ankth dhe frikë të cilat në pozitën në të cilën ata gjenden fatkeqësisht nuk mund të përballohen e as të tejkalohen lehtë. Alfadori dhe Betadori na bindin se rrethana që vet e krijuan dhe në të cilën ata u gjenden, zbulon se motivi i vetmisë sjell deri te tjetërsimi i qenies njerëzore nga vet vetja së pari e pastaj edhe nga gjërat dhe njerëzit të cilët i kanë rrethuar dikur. Frustrimet, shqetësimet shpirtërore nga jeta e vrazhdë, konfliktet e brendshme plot ankthe, arsyeja e turbulluar dhe shpërthimet e shpeshta emocionale dhe ekspresive, janë disa nga gjendje të cilat i kaplojnë dy gjeneralë të mjerë dhe të vetmuar.

Personazhi i tretë i cili fillimisht duket plotësisht i parëndësishëm dhe i rastësishëm, i quajtur Grajet, i verbër për gjërat që e rrethojnë, me tipare të njeriut të thjeshtë i cili vazhdimisht kërkon shpëtim me shpresë që do ta gjejë qytetin e Pangjyrë apo utopinë e premtuar, na del të jetë personazh mjaft kompleks. Që tëdy gjeneral i veshin Grajetit petkun e vdekjes. Alfadori e as Betadori nuk e kuptojnë se prej nga vjen ai, pasi Grajeti gjithmonë vjen nga rrugët joekzistente dhe shkon në drejtim të paqartë.

Dialogët me repeticione të shpeshta dhe pauza të theksuara, me bindje që krijon monotoni të qëllimshme e prapë se prapë shumë të natyrshme, e plotëson situatën e absurdit dhe qarkut të mbyllur klaustofobik të dy gjeneralëve.

Largimi nga klishe

Në shumicën e krijimeve letrare gati se gjithmonë kemi heroina të cilat kanë bukuri jashtëzakonshme dhe hero të cilët kanë fuqi të mbinatyrshme dhe karakter të pashoq. Përfundimi shpesh herë ngjall ndjenjë gëzimi dhe gati se gjithmonë ky përfundim është pozitiv e ilavdishëm. Ky element i klishesë është gati se i padukshëm në veprat e zhanrit fiksion letrarë. Aty të gjitha bindjet dhe vlerat përmbysen. Personazhi kryesorë është gati gjithmonë në dyshim me vetveten dhe mosbesim ndaj rrethit, tregimi shpesh herë nuk e ka atë rrjedhën logjike dhe të pritur nga lexuesi. Karakteri kryesor i tregimit nuk është hero tipik i cili ka gjithmonë të drejtë dhe veprimet e tij, nuk janë gjithmonë të shtyra nga ajo e cila është e “drejtë”, por nga nevoja për të mbijetuar, veprimet nuk janë gjithmonë në përputhje me kodin e sjelljes të një “heroi” por, të një njeriu i cili lufton të mbijetoj. Te drama “Katër epoletat” e Haqif Mulliqit, na ndodhë pikërisht kjo: Alfadori dhe Betadori janë dy gjeneralë të cilët jeta i ka kthyer në kriminel lufte pa ndjenja, me arsye të turbulluar, grindavec primitiv të cilët në të vërtetë tërë këtë gjendje e krijojnë ngase i ka kapluar frika, frika nga vdekja e tmerrshme e ngjashme me atë të cilën ata ia shkaktuan të tjerëve. Në një mënyrë Grajeti apo vet personifikimi i vdekjes u vije si lehtësim dhe shpresë që ankthi i tyre do të marr fund.

Konkluzion

Fiksionit i pranishëm në këtë dramë i jep interpretimit të sajdimension tjetër. Sa është fiksioni faktik? Përgjigjen duhet kërkuartek raporti në mes të elementeve sureale dhe afërsinë e tyre me jetën reale.

Dhe sërish kthehemi te Kamyja si themelues të dramës së absurdit i cili shkruante në shkrimin e tij “Miti i Sizifit” se absurdi vjen me kuptimin se bota nuk është racionale: Në këtë moment njeriu qëndron ballë për ballë me iracionalizmin. Qenia e tij e ndjen diku në brendi nevojë për lumturi dhe arsye. Absurdi ka lindur pikërisht nga ky konfrontim në mes të nevojës së njeriut dhe heshtjes së botës.

Vet fundi i dramës nuk i largohet fiksionit që nga momenti kur drita e kuqrremt depërton nga portëza e vogël e cila pas hapjes së plotë të saj nga ana e Grajetit, dhe nëpërmes dy skeleteve të veshur me tesha gjeneralësh dalin në skenë dy fëmijë që paraqesin shpresën për të ardhmen. rrafshin letrarë ku ndeshen këto dy pasqyrime bota e vogël fiktive e personazheve të krijuara hap horizonte të reja të kuptimit të realitetit. Shpesh herë bota imagjinare dhe elementet e fiksionit janë më të vërteta se vet realiteti faktik. Drama “Katër epoletat” dëshmon se fiksioni i prezantuar nga imagjinata e një krijuesi në të vërtetë paraqet një gjendje e cila në një vend apo kohë tjetër bëhet realitet.

Drama “Katër epoletat” me temë dhe subjekt të tekstit me kontekst shoqëror, politik dhe historik është e një rëndësie të veçantënë dramaturgjinë kosovare.

Edhe pse në kuptim të gjerë çdo vepër e shkruar konsiderohet vepër letrare, në kuptim të ngushtë: Vepër letrare quhen vetëm krijime të cilat kanë një rëndësi të veçantë për kulturën e përgjithshme, krijime të tilla të cilat brenda vetës përmbajnë përvojë të popujve të ndryshëm e pse jo të njerëzimit në përgjithësi.

Drama “Katër Epoletat“ e Mulliqit i takon pikërisht këtij lloj krijimi letrar i cili edhe pas shumë vitesh do të lexohet dhe rilexohet nga gjenerata të tëra.

Bibliografia

Mulliqi, H. (1993) Katër epoletat. Prishtinë: Tok Theatre.

Islami, N. (2003) Historia dhe Poetika e dramës shqiptare 2. Prishtinë: ARTC.

Grup Autorësh. (2002) Monografia Dodona. Prishtinë: Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe kukullave”Dodona”.

Orwell, G. (2005) 1984. Tiranë: Zenith.

Solar, M. (1979) Teorija književnosti. Zagreb: ŠK.

Camus, A. (1991) The Myth of Sisyphus and Other Essays. translated by Justin O‘Brien. New York: Vintage Books. Translation originally published by Alfred A. Knopf, 1955. Originally published in France as Le Mythe de Sisyphe by Librairie Gallimard, 1942.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Villarealit.…