Filarmonia e Kosovës, koncert më 17 shkurt

14 shkurt 2025 | 08:43

Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të organizojë koncert për nder të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt nga ora 20:00.

Filarmonia e Kosovës prezanton koncertin e 17 shkurtit, organizuar në kuadër të agjendës zyrtare të shënimit të përvjetorit të 17 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të sjellin një program me vepra të kompozitorëve nga Kosova nën dirigjimin e Baki Jasharit.

Koncerti do të nisë me veprën “Suita ilire” nga Mark Kaçinari (në 90-vjetorin e lindjes së kompozitorit) dhe do të përfshijë tri vepra premierë: “Fantazi për piano” nga Blond Krasniqi me solist Shkëlzen Baftiarin (piano), poema simfonike “Mizer – Reçak” nga Liburn Jupolli dhe kantata “I miri i motrës” nga Korab Shaqiri me soliste Flaka Goranci (mexosoprano). Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të interpretohen “Dies Irae” (Messa da Requiem) nga Giuseppe Verdi dhe “Vendi im” nga Valton Beqiri, e kompozuar mbi temën e këngës “Mallëngjimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si nxënës i shkollës së mesme në në zonë të…