Fillim i fuqishëm nga Bayerni

12 janar 2018 | 22:28

 

Bayern Munchen është rikthyer fuqishëm pas pushimit, duke e mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 1-3.

Nga fillimi e deri në fund të ndeshjes mysafirët ishin më të mirë dhe më mërit morën tri pikët e plota. Javi Martinez (32) e hapi serinë e golave për 0-1, kurse pas një ore lojë Ribery e dyfishoi rezultatin për Bayernin (0-2). Vendaist u rikthyen në lojë me golin e Kevin Volland (70), por fitoren e Bayernit 1-3 e vulosi James Rodriguez me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka bërë thirrje…