Fillim i fuqishëm nga Feronikeli dhe Penza
Feronikeli ka shënuar fitore në ballafaqim me Prishtinën e Re në kuadër të xhiros së dhjetë në Ligën e Parë të Meshkujve. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 113:79. Më të merituarit për fitoren e Feronikelit ishin Arti Hajdari me 24 pikë, 3 kërcime e 5 asistime, Beq Kovaqi me 21 pikë, 3 kërcime e 5 asistime dhe Don Polloshka me 16 pikë, 3 kërcime e 4 asistime.
Te Prishtina e Re më efikasit ishin Kayden Anderson me 18 pikë e 4 asistime, Luftim Cikaqi me 18 pikë e 5 kërcime dhe Meriton Ismaili me 15 pikë e 4 kërcime. Ndërkohë Penza ka shënuar fitore në përballje me Istogun me shifrat 89:64.
Te pejanët me 31 pikë, 15 kërcime e 6 asistime për fitore ka kontribuar Makuei Puondak, kurse Blenda Kadusha ka shtuar 20 pikë, 8 kërcime e 8 asistime dhe Taulant Dupa e ka përmbyllur takimin me 15 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.
Ndërkaq te Istogu më efikasit ishin Diamant Shabani me 27 pikë e 8 kërcime, Andi Kabashi me 17 pikë e 4 kërcime dhe Labinot Kelmendi me 17 pikë e 4 kërcime.