Fillim i furishëm i Rahovecit

24 shtator 2023 | 22:18

Rahoveci e ka nisur kampionatin me fitore bindëse, duke konfirmuar që në ndeshjen e parë synimet shumë të mëdha. Të dielën në Podujevë, Rahoveci fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 43:30.

“Vreshtarët” nisën herët shkëputjen në rezultat dhe pas 30 minutave lojë kishin epërsi prej tetë golash (21:13). Në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit vetëm është rritur. Fitorja e kësaj skuadre në fund ishte e thellë.

Egzon Gjuka udhëhoqi Rahovecin me 13 gola, ndërsa 11 i kishte Adonit Isufi. Te Prishtina tetë gola i kishte Oltion Beshiri, ndërsa shtatë Mateus Henrique.

Prishtina ishte vendase, kurse ndeshja u luajt në Podujevë për shkak të renovimit të palestrës në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë ka përfunduar maratona “Prishtina 2023”. Garuesi nga Kenia, Hosea…