Fillim i mbarë: Donacion 150.000.00 dollarë nga Detroiti për kishën e “Nënë Terezës” në Kakarriq

27 tetor 2023 | 16:17

Pas një aktiviteti paraprak, u mbajt takimi i Grupit iniciues për formimin e Bordit të Kishës “Nënë Tereza”, nga komuniteti shqiptar i Detroitit, me ç’rast u formua Bordi drejtues, i cili dha donacione me vlerë 150.000 dollarë.

Lajmin e ka publikuar në “Facebook” atdhetari i shquar, Agron Dedivanaj.

Ai ka thënë se për organizimin e evenimentit gjeneral për mbledhje fondesh do të njoftojnë opinionin sipas koordinimit me anëtarët e bordit, por, sipas tij, nëse dikush ndërkohë dëshiron që kontributin e vet ta bëjë paraprakisht, atëherë mund t’i drejtohet arkatarëve.

Postimi i plotë i tij:

Me datën 24.10.2023. në mbrëmje në ora 20:00h u mbajt takimi I grupit iniciues për formimin e bordit të kishës Nënë Tereza nga komuniteti Shqiptar i Detroitit që po nga të njëjtit anëtar të zgjedhet edhe bordi drejtues kordinativ. Ky takim u mbajt në lokalin e biznesit të Gjelosh Lucaj Grand Tavern, Rochester Michigan në pranin e priftit fra-Mirash Marinaj I cili është edhe organizatori kryesor dhe iniciuesi I këtij projekti.
Synimi I këtij takimi ishte organizimi për mbledhjen e të hollave për ndërtimin e kishës së “Nënë Terezes” në Malin E Kakarriqit me qëllim që në vazhdim në të njëjtin vend pranë kishës të ndërtohet edhe shkolla fillore në gjuhën shqipe për të gjithë vëndasit me koordinim me sipërfaqësuesit e Komunës së Tuzit dhe organeve kompetente të Ministris së Arsimit që vendasit ta kenë më të leht edukimin e nxënsave të ciklit të ulët.
Mbas bisedave vëllazërore, propozimeve të ndryshme dhe vëndimeve në vijim nga anëtarët e bordit që vijojn më posht u zgjedh edhe bordi drejtues:

Gjelosh Lucaj
Mark Lulgjuraj
Lazër Palushaj
Gjokë Gjolaj
Marash Nucullaj
Peti Camaj
Zef Berishaj
Agron Dedivanaj
Gjon Perkaj
Gjelosh Cacaj
Malot Ivezaj
Rrok Lucaj
Tomë Dedivanaj
Prëk Gjokaj
Nua Nikollaj
Dodë Ulaj
BORDI DREJTUES:
-Prëkë Gjokaj – sekretar
-Gjon Perkaj – nënkryetar
-Zef Berishaj – arkatar
-Dodë Ulaj – arkatar
-Pjetër (Peti) Camaj – arkatar dhe
-Agron Dedivanaj – kryetar
Me pëlqimin dhe dëshirën e t’gjithëve si anëtarë të bordit u bë edhe një përjashtim që si nismëtar të këtij bordi formues për këtë projekt të bëjmë edhe dhuratën duke ja nisur nga vetvetja simbas dëshirës sikurse edhe vijon më poshtë:
-Zef Berishaj $50,000.00
-Mark Nikolla Lulgjuraj $11,000.00
-Gjelosh Lucaj $10,000.00
-Gjok Gjolaj $10,000.00
-Marash Nucullaj $10,000.00
-Gjon dhe Vasko Perkaj $10,000.00
-Prëk Gjokaj $10,000.00
-Lazër Palushaj $5,000.00
-Peti Camaj $5,000.00
-Malot Ivezaj $5,000.00
-Rrok Lucaj $5,000.00
-Nua Nikollaj $5,000.00
-Dedë Nucullaj $5,000.00
-Agron Dedivanaj $5,000.00
-Gjelosh Cacaj $3,000.00
Dodë Ulaj $1,000.00
Total= $150,000.00
Suma e nevojitur për ta përfunduar këtë projekt është EUR690,000.00 per punimet e ashpëra, kurse për zbukurimet EUR250,000.00, që do të thotë se suma totale është EUR940,000.00.
Për organiziminin e evenimentit gjeneral për mbledhje fondesh do ju njoftojm simbas koordinimit me anëtarët e bordit por nëse dikush ndërkoh dëshiron që kontributin e vet ta bëjë paraprakisht mund ti drejtohet arkatarëve që janë kompetent për kryerjen e kësaj detyre sikurse vijojn: Zef Berishaj 586-615-2836, Dodë Ulaj 586-994-4463 dhe Peti Camaj 586-634-1083.
Ju faleminderit dhe na u prift e mbara!

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Evropian (KE) ka nxjerrë konkluzionet që kanë dalë nga…