‘Fillimi i fundit për Putinin”, thotë ish-kryeministri rus

25 qershor 2023 | 14:58

Mikhail Kasyanov ishte kryeministër i Rusisë nën Vladimir Putinin nga 2000-04. Por që kur u shkarkua, ai është bërë një nga kritikët kryesorë të presidentit.

I pyetur nga  “BBC” ku mendon se do të shkojë Prigozhin, ai ka thënë: “Unë mendoj se fillimisht ai do të shkojë në Bjellorusi, por mendoj se do të shkojë nga Bjellorusia në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël ose diçka e tillë”.

“Zoti Putin nuk mund ta falë atë për këtë”.

Prigozhin, ka thënë ai, ka shkatërruar stabilitetin e Putinit – dhe jeta e tij do të jetë nën “një pyetje të madhe” si rezultat.

Për Putinin, ka thënë se Kasyanov, ky është “fillimi i fundit… ai është në telashe shumë të mëdha tani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…