Fillimi i mandatit në KS, Rama: Historike për Shqipërinë, gur themeli drejt transformimit

15 shkurt 2022 | 13:00

Është zhvilluar të martën ceremonia zyrtare e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është shprehur se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit shënon një tjetër gur themelor në rrugën drejt transformimit në përmbushjen e aspiratave si komb.

“Mirëmbrëma të gjithë bashkatdhetarëve. Bashkimi në Këshillin e sigurimit është historike për Shqipërinë. Shpesh rrota e historisë lëviz në drejtime të çuditshme. Ne i mbajtëm sytë nga drita në një drejtim të lirisë demokracisë, reformave, zhvillimit. Bota ka ndryshuar dhe është transformuar në 66 vitet e fundit. Shumë vende kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht. Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspirata tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë. Më lini ta nis duke dalë jashtë skenarit dhe duke e thënë troç, përkundër këshillës së ambasadorit dhe të të tjerëve: Sikur për asgjë tjetër, por vetëm për një tubim si ky, ku kaq shumë miq e të ftuar të shquar janë të pranishëm për të ndarë këtë moment me ne, ma ha mendja se Mandati i Këshillit të Sigurimit ia vlen. Ju faleminderit që jeni këtu. Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Evropë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Evropës. Diktatura u shkërmoq falë thirrjes së njerëzve drejt asaj çka për natyrën njerëzore është një nevojë e brendshme: lirisë, barazisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Shumë herë, rrota e historisë lëviz në drejtime të çuditshme”,  ka thënë Rama, duke shtuar se Shqipëria është viteve të fundit.

“Për ne shqiptarët, zgjimi erdhi mjaft vonë, por ne i mbajtëm sytë kah na thërriste drita dhe qysh atëherë kemi ecur në një drejtim të vetëm, atë të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave e dinjitetit të njeriut, zhvillimit dhe reformave. Që prej kësaj kohe, kërkimi i vendit të merituar në rajon dhe Evropë ka mbetur busulla jonë, edhe në momentet më të mundimshme në rrugën tonë të vështirë drejt një shoqërie të lirë e demokratike, drejt familjes me të cilën duam të bashkohemi, familjes evropiane së cilës i përkasim. Bota ka ndryshuar dhe është transformuar gjatë 76 vjetëve të fundit. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem te bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit. Ky është bilanci ynë, për të cilin jemi krenarë dhe duam ta përmirësojmë më tej”, ka thënë Rama.

Në fjalën e tij, Rama nuk ka lënë pa përmendur Kosovën dhe ish-regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

“Mënyra jonë e drejtpërdrejtë për të kontribuar në lehtësimin e vuajtjes së atyre në nevojë ka qenë të japim atë çka kemi, kur kemi mundur, kur është dashur ta bëjmë: u kemi hapur shtëpitë dhe zemrat atyre që kanë nevojë për shpëtim dhe strehë; qofshin ata hebrenjtë gjatë Holokaustit, kur Shqipëria u bë i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj apo për gjysmë milionë kosovarë, që iknin nga spastrimi etnik i regjimit mizor të Sllobodan Milosheviqit apo mijëra pjesëtarë të MEK-ut, që janë strehuar të sigurt në Shqipëri dhe, me së fundi, mijëra afganë që u arratisën nga reprezaljet e talebanëve. Ne nuk kërkojmë merita për këtë. Ajo i takojnë dinjitetit çdo qenieje njerëzore, pavarësisht besimeve, fesë, etnisë, gjinisë apo cilitdo orientimi. Ky nuk është slogan – është praktikë e jetuar. Ne nuk veprojmë sipas këtij kodi nderi sepse mundemi, por thjesht sepse duhet – është pjesë e ndjesisë së asaj që jemi si shqiptarë dhe atë që duam të jenë fëmijët tanë”, është shprehur Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të programit të mirëmbajtjes dhe riparimit të rrugëve…