Fillimisht nuk iu bindën urdhrit për ndalje, të dyshuarit në Leposaviq tentojnë ta sulmojnë policinë

08 nëntor 2023 | 21:52

Sot gjatë ditës, disa persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë në Leposaviq kanë tentuar t’i godasin me veturë disa zyrtarë policorë të Njësisë për reagim të shpejtë. Kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net.

Incidenti besohet të ketë ndodhur pasi një patrullë ka tentuar ta ndalojë një veturë, pasi drejtuesi i saj dyshohej për kontrabandim me migrantë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë, vetura ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë.

“Rasti ka ndodhur sot, janë dyshuar për kontrabandë me migrantë, zyrtarët policorë nuk janë lënduar. Personat të cilët kanë tentuar të godasin me veturë zyrtarët policorë janë në kërkim nga Policia e Kosovës, nuk janë arrestuar, ndërsa 10 emigrantë janë dërguar në stacionin e Policisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se bazuar në…