Filloi aksioni vjeshtor në Prishtinë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme
26 nëntor 2018
| 14:46
Në kuadër të politikave për një qytet sa më të pastër, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë së kontraktuar “Pastrimi” organizon aksionin vjeshtor për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Aksioni do të zhvillohet pesë ditë, në pesë zona të ndryshme të kryeqytetit.