Filloi asfaltimi i rrugës 9 kilometërshe në Mirash
Të mërkurën ka nisur asfaltimi i rrugës prej afro nëntë kilometra në fshatin Mirash, me gjerësi rrugë gjashtë metra.
Për t’i uruar banorët e zonës për këtë projekt si dhe për të parë evoluimin e tij, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi si dhe drejtorët e drejtorive të arsimit dhe bujqësisë, Burim Bajrami dhe Afrim Llabjani.
Kryetari Aliu e ka vlerësuar si tejet të nevojshëm këtë investim që po realizohet nga qeverisja lokale, për faktin se rruga që lidhte lagjet e ndryshme të këtij fshati dhe rruga kryesore ishin në gjendje katastrofale dhe e rrezikshme për kalimtarët.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se ky projekt përfundimisht do t’i jap fund vuajtjeve të qytetarëve që frekuentojnë në këtë rrugë.
Ky projekt infrastrukturor është financim i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës, me kosto prej 1.2 milion euro, që përfshinë asfaltimin e rrugës në gjatësi prej afro nëntë kilometra, gjerësi gjashtë kilometra dhe ndërtimin e trotuareve në këtë gjatësi.