Filloi asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi – Podujevë
15 korrik 2019
| 18:59
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar të hënën se ka filluar asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi – Podujevë, i gjatë mbi 4.2 kilometra dhe është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, rrethrrotullimi Besi – Podujevë”.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të pengesave që mund të hasin gjatë asfaltimit të këtij segmenti, i cili do të përfundojë gjatë ditëve në vijim.
/Epoka e re/