Filloi derbi Prishtina – Llapi

13 shtator 2019 | 19:00

Ka filluar ndeshja derbi në mes Prishtinës dhe Llapit, e vlefshme për javën e katërt në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës dhe pritet të jetë interesante për faktin se në krye të Prishtinës debuton trajneri i rikthyer Bylbyl Sokoli. “Profa” kampionatin e kaluar ka qenë trajner në skuadrën e Llapit.

“Profa” ka folur para kësaj ndeshje derbi, por është treguar mjaft i matur duke mos zbuluar se a synon skuadra e tij fitore. Ai ka thënë se pret paraqitje të mirë ndaj një skuadre cilësore siç është Llapi. “Është ndeshja ime e parë dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në ndeshjen time të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit i cili është duke e sanuar lëndimin që ka pasur gjatë javës”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

Ndërsa për ndeshjen derbi foli edhe trajneri Tahir Batatina. Ky i fundit ka thënë të enjten për gazetë se skuadra e tij do të japë maksimumin në këtë ndeshje.

“Me rëndësi është se atmosfera në skuadër është e shkëlqyer dhe gjatë pushimit dhjetëditor kemi punuar intensivisht. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dy skuadrat dhe ne jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe do ta japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Batatina. Aktualisht Prishtina pozicionohet në pozitën e dhjetë me një pikë të grumbulluar nga dy ndeshjet e zhvilluara, kurse Llapi ka zhvilluar tri ndeshje dhe zë vendin e shtatë me katër pikë.
Më herët është zhvilluar ndeshja në mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, e cila përfundoi 3-2. Dy ndeshje të kësaj xhiro zhvillohen nesër (e shtunë) dhe dy të tjera të dielën.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me kryeministrin e…