Filloi dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë kundër rriqrave

22 maj 2024 | 15:14

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), Komuna e Malishevës ka filluar me dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të EHKK.

Fillimin e kësaj fushate, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtorët e drejtorive përkatëse, përgjegjëse për realizimin e dezinfektimit dhe zbatimit të masave parandaluese kundër EHKK-së.

“Pavarësisht numrit të rasteve të thumbimeve nga rriqrat, është fat i mirë se tani e një dekadë nuk kemi raste të infektimit me këtë virus vdekjeprurës, por ne si komunë, brenda përgjegjësive dhe kompetencave, jemi duke bërë të pamundurën për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë që janë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje, duke filluar nga punëtorët shëndetësor, zyrtarët përgjegjës komunal, si dhe të gjithë qytetarët, të cilët po tregohen shumë të kujdesshëm”, ka thënë kryetari Kastrati, me rastin e fillimit të dezinsektimit të zonave endemike.

Po ashtu, kryetari i Kastrati, ka apeluar tek organet përgjegjëse shtetërore, që të marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka njoftuar se…