Filloi edicioni evropian për gjyqtarët nga Kosova
29 gusht 2022
| 12:05
Gjyqtarët e Kosovës në hendboll, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, kanë nisur me ndeshje evropiane për edicionin 2022/2023.
Në edicionin e ri gjyqtarët e hendbollit të Kosovës pritet të kenë angazhime të shpeshta në kupa evropiane, ndërsa çifti Vitaku tashmë ka drejtuar ndeshjen e parë.
Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës Evropiane (meshkujt), janë takuar dy skuadrat norvegjeze, Kolstad Handball dhe Drammen HK. Ndeshjen e fortë dhe interesante e fitoi Kolstadi me rezultat 28:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14. Të pranishëm në ndeshjen ishin mbi 2000 shikues.