Filloi edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare
01 gusht 2024
| 14:10
Në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren filloi edicioni i tretë i Shkollës Verore Ndërkombëtare që mbledh rreth 200 studentë nga vende të ndryshme.
Me program që ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim akademik dhe profesional nga aftësitë e buta deri te eksplorimi i diversitetit kulturor përmes filmit dokumentar, modulet e këtij edicioni premtojnë platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi, bashkë me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani.