Filloi finalja City – Chelsea

29 maj 2021 | 21:00

Ka filluar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në mes Manchester Cityt dhe Chelseat.

Dy klubet angleze do të masin forcat mes tyre në “Estadio do Dragao” të Portos.

E katërta herë që një finale e madhe e kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të mbahet në tokën portugeze. Hera e parë më 1967 në Lisbonë, takim ku Celtic mposhti 2-1 Interin.

Më pas viti 2014. Në finale derbi i Madridid mes Atleticos dhe Realit, që u fitua 4-1 nga “Los Blancos”. Rasti i tretë sezoni i kaluar mes Bayern Munchen dhe PSG, përballje që gjermanët e fituan 1-0.

“Cityzens” nuk e kanë fituar kurrë më parë këtë trofe dhe ky shihet si momenti perfekt për t’ia dalë. I uritur më shumë se kurrë edhe Pep Guardiola, i cili e ka fituar për herë të fundit 10 vite më parë.

Dy Champions League ka fituar si trajner katalanasi, të dy si trajner i Barcelonës dhe në finale ka pasur kundër në të dy rastet një ekip anglez: Mancheshter United. Sonte do të ketë përballë Chelsea.

“Blutë e Londrës” kanë triumfuar për herë të parë dhe të vetme në turneun e më të fortëve në vitin 2012, në atë finale dramatike, emocionuese dhe plot fat ndaj Bayern Munchen. Ardhja e Thomas Tuchel ka ngritur Chelsea në nivel të lartë.

Tekniku gjerman doli me PSG-në në finale sezonin e kaluar, por kupën e fitoi Bayern Munchen falë golit të Coman. Tuchel uron të triumfojë këtë herë dhe djemtë e tij kanë cilësinë dhe forcën për t’ia plotësuar dëshirën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhë një aksident…