Filloi finalja e Ligës së Kampionëve, Dortmund – Real

01 qershor 2024 | 21:01

Në “Wembley” ka filluar finalja e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/2024 mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.

Dormundi me fitore do t’i jepte fund pritjes 27-vjeçare për këtë trofe, ndërsa do të ishte i dyti në histori të klubit gjerman, kurse “Los Blancos” përpiqet ta gdhendë në Ligën e Kampionëve për herë të 15-të.

Djemtë e drejtuar nga Edin Terziç triumfuan kundër Paris Saint-Germaini për ta rezervuar biletën e finales, kurse djelmoshat e Carlo Ancelotti ua mohuan kundërshtarëve të ardhshëm një finale gjermane ndaj Bayern Munchenit, të cilën e eliminuan falë një rikthimi sensacional.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë…