Filloi finalja Itali – Angli

11 korrik 2021 | 21:00

Ka filluar finalja e madhe e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, mes Italisë dhe Anglisë.

Anglia është në kërkim të titullit të parë evropian dhe të parit në një turne të madhe që 55 vjet. Italia e kërkon titullin e dytë evropian Anglia e mundi Danimarkën në gjysmëfinale, ndërsa Italia Spanjën.

Ndërsa para fillimit të finales nuk kanë munguar tensionet përreth stadiumit “Wembley”. Tifozët anglezë kanë “pushtuar” rrugët me kore, por edhe me përleshje. Një grup tifozësh kanë tentuar edhe të hyjnë në stadium pa biletë, duke bërë që policia të ndërhyjë për t’i neutralizuar.

Policia dhe rojet e stadiumit janë përpjekur shumë të bëjnë një hyrje të organizuar të 65 mijë tifozëve në “Wembley”, por duket se ka qenë e pamundur. Mijëra fansa kanë mësyrë drejt barrierave të hekurit dhe kanë mundur t’i çajnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin e…