Filloi finalja Manchester City – Inter

10 qershor 2023 | 21:01

Ka filluar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit. Kjo po zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

Manchester City synon të shkruajë historinë duke triumfuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Me një triumf eventual sonte, “Qytetarët” do të kompletonin edhe tripletën për këtë sezon, pasi janë shpallur kampionë në Premierligë dhe Kupën FA.

Në anën tjetër, Interi e ka fituar tre herë në historin trofeun e kësaj gare. Për herë të fundit në vitin 2010. Këtë sezon, “Nerazzurrët” e kanë fituar Superkupën dhe Kupën e Italisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranvera e zgjatur ka bërë që fermerët të marrin më…