Filloi kursi virtual për Licencën C të UEFA-s

26 qershor 2020 | 15:45

Kursi i parë virtual për Licencën C të UEFA-s për trajnerë, në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies EduBreak.

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu e ka vlerësuar këtë metodë pune si tejet të rëndësishme për t’i vazhduar aktivitetet e parapara në rrethanat në të cilat ndodhet jo vetëm vendi ynë, por i gjithë globi si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ky kurs organizohet në faza të ndryshme: virtuale dhe të kontaktit (të stërvitjeve). Në fazën virtuale pjesëmarrësit kanë ligjërata dhe detyra nëpërmjet web-it dhe duhet të marrin pjesë me një Laptop/Desktop me lidhje interneti, derisa në fazën e kontakt ose stërvitjeve, pjesëmarrësit duhet të vijnë në Prishtinë për punën praktike në fushë. Udhëheqës i këtij projekti është Michael Nees me asistimin e Sanije Krasniqit, derisa pjesëmarrës në ditën e parë ishin edhe Frank Ludolph kryesues i Edukimit në UEFA, Anna Stege nga Ambasada Gjermane, Celine Babic nga Komiteti Olimpik Gjerman (DOSB), dhe Horst Kriete nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB), cilët folën për zhvillimin dhe bashkëpunimin e projekteve të tilla të FFK-së me UEFA-n, DFB-n, DOSB-n dhe ambasadën gjermane, teksa uruan pjesëmarrësit e këtij kursi për punë të suksesshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka mohuar se ka arrestuar…