Filloi lirimi i hapësirave publike në Prishtinë, largohen terrasat në Lakrishtë
26 mars 2024
| 14:40
Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka filluar lirimin e hapësirave publike (largimin e terrasave) në zonën përreth kompleksit banesor në lagjen Lakrishtë. Kjo u bë me dije përmes një postimi në faqen “Kryeqyteti Prishtina”, në rrjetin social në “Facebook”.
Në këtë postim përmes publikimit të disa fotografive shihen se si janë duke u larguar këto terrasa.