Filloi miqësorja Kosova – Gjibraltari
Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka filluar ndeshja miqësore në mes Kosovës dhe Gjibraltarit.
Numri i shikuesve në ketë ndeshje është i madh edhe përkundër faktit se është vetëm ndeshje miqësore, derisa trajneri Bernard Challandes i ka jap hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur rastin ët luajnë në ndeshjet paraprake.
Synim i “Dardanëve” sipas trajnerit zviceran është paraqitja sa më e mirë dhe përgatitja për ndeshjen e radhës kualifikuese që zhvillohet pas katër ditësh ndaj Malit të Zi.
Formacionet zyrtare
Kosova: Ujkani, Hadergjonaj, Rashkaj, Muslija, Xhemajli, V. Berisha, Kololli, Dreseviq, Nuhiu, Zhegrova, B.Berisha.
Gjibraltarit: Goldwin, J. Chipolina, Sergeant, L. Casciaro, Badr, Olivero, R. Chipolina, Mouelhi, Ant. Hernandez, De Barr, Britto.
/Epoka e re/