Filloi miqësorja Kosovë – Armeni
16 nëntor 2022
| 18:01
Ka filluar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Armenisë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje është mjaftë interesante për “dardanët”, pasi përzgjedhësi Alain Giresse ka ftuar lojtarë të rinj që nuk kanë pasur rastin me herët të luajnë për Kosovën. Madje strategu francez ka shpreson se këta lojtarë të dëshmojnë vetën dhe të ftohen edhe në të ardhmen.
Kosova pas kësaj miqësore e zhvillon edhe një tjetër miqësore, ku të shtunën po në stadiumin “Fadil Vokrri” përballet me Ishujt Faroe.