Filloi miqësorja Shqipëri – Kosovë

11 nëntor 2020 | 16:00

Ka filluar ndeshja miqësore në mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Kjo ndeshje po zhvillohet në Elbasan.

“Dardanët” e kanë vlerësuar këtë ndeshje si shumë të rëndësishme për përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022. Në radhët e kuqezinjve do të ketë debutime, derisa edhe me Kosovën debuton mbrojtësi St. Gallen Fazliji, Betim Fazliji.

Siç dihet Kosovë në këtë ndeshje e drejton ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti, pasi Bernard Challandes është infektuar me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shfaqur sot ndryshe nga…