Filloi miqësorja Suedi – Kosovë
Ka filluar ndeshja miqësore në mes Suedisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në Doha të Katarit.
Kjo ndeshje është e para për “dardanët” në vitin 2020 dhe shumë e rëndësishme për trajnerin Bernard Challandes, i cili do të ketë mundësinë të shoh nga afër disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësira dhe ishin të lënduar, por edhe lojtarë të rinj.
Ndryshe ky është testi i fundit për Kosovën para ndeshjes kualifikuese në Ligën e Kombeve në mars ndaj Maqedonisë Veriore.
Formacionet zyrtare:
Suedia: Peter Abrahamsson, Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson, Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic, Robin Söder, Simon Hedlund.
Kosova: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Fidan Aliti, Lirim Kastrati, Herolind Shala, Zymer Bytyqi, Florian Loshaj, Flamur Kastrati, Ylldren Ibrahimaj, Elbasan Rashani, Leotrim Bekteshi.
/Epoka e re/