Filloi ndërtimi i tribunave perëndimore në stadiumin ‘Demush Mavraj’

25 dhjetor 2019 | 16:31

Në stadiumin “Demush Mavraj” nw Istog ka filluar ndërtimi i dy tribunave perëndimore me kapacitet 700 ulëse.

Në foto mund ta shihni projektin e plotë, pra që është ndërtimi i dy tribunave perëndimore dhe ndërtimi i zhveshtoreve, si dhe disa objekteve përcjellëse që do të jenë në katin e dytë dhe në katin tretë.

Për momentin është duke u punuar vetëm në projektin e ndërtimit të tribunave, ndërsa më vonë do të punohet në ndërtimin e zhveshtoreve dhe objekteve përcjellëse, i gjithë ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2020. Zhveshtoret e lojtarëve do të jenë në katin e parë, në katin e dytë do jetë zona VIP, gjithashtu do të jetë lokali i klubit, si dhe do të jetë salla për konferenca.

Ndërsa në katin e tretë do të jenë dhomat e lojtarëve, si dhe vendi për gazetarë e kameramanë.

Fotografia e KF Istogu

Fotografia e KF Istogu

Fotografia e KF Istogu

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse temperaturat e ulëta kanë pushtuar Britaninë, kjo nuk…